Presidenti Donald Trump tanimë ka hipur në Air Force One në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në kryeqytetin saudit Riad pas përfundimit të vizitës atje.
Ndalesa tjetër për të do të jetë Katari.
Pak para se të largohej nga Arabia Saudite, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman ishte në pistën e aeroportit për t’i bërë me dorë Trumpit derisa largohej.
Trump është takuar me presidentin sirian Ahmed al-Sharaa dhe princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman në Riad.
Trump i kërkoi Sharaa të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin pasi tha se shpreson se Siria do të luajë një rol kryesor në tregtinë midis Lindjes së Mesme dhe Perëndimit.
Pas takimit, Trump pozoi për fotografi me liderët e tjerë të vendeve të Gjirit përpara se të merrte pjesë në Takimin e Udhëheqësve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, shkruan BBC.
Gjatë takimit, Trump tha se “dëshironte të bënte një marrëveshje me Iranin” dhe si donte të krijonte një Lindje të Mesme që lulëzon.
Netanyahu telefonatë me Trump dhe Putin, Irani zbulon numrin...
Trump thotë se e dinte për sulmin izraelit ndaj Iranit: Shum...
KQZ-ja planifikon mbi 16 milionë euro për zgjedhjet lokale
Në pritje të hakmarrjes iraniane pas sulmit izraelit, SHBA l...
Iranianët në protesta, kërkojnë hakmarrje ndaj Izraelit: Do ...
Netanyahu mund të jetë larguar për në Greqi për shkaqe sigur...