Presidenti Doland Trump ka dhënë detaje nga bisedimet që të thotë t’i ketë zhvilluar me Kosovën dhe Serbinë.
Në konferencën e sotme me gazetarë nga Shtëpia e Bardhë, ai tha se Kosova dhe Serbia po shkonin drejt luftës.
“Bëmë shumë punë. Nuk e di nëse ka ndonjë president që ka bërë më shumë. Serbia dhe Kosova do të shkonin drejt përplasjes, do të kishte një luftë të madhe. Thash, vazhdoni, por nuk ka tregti me ShBA-në. Ata thanë, ‘epo, ndoshta nuk do të përplasemi’”, tha Trumpi në konferencën e sotme për media.
Në paraqitjet e fundit për media, presidenti amerikan e ka përmendur në disa raste çështjen mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se e ka ndalur një konflikt mes dy vendeve.
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...