Rusia ka më shumë sanksione se kushdo vend tjetër, tha presidenti amerikan, Donald Trump duke iu përgjigjur gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me negociatat e paqes në Ukrainë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se Vladimir Putin nuk e kishte hedhur poshtë armëpushimin.
“Zhvillova disa biseda të mira për Rusinë dhe Ukrainën”, tha presidenti amerikan.
Trump njoftoi gjithashtu se udhëzimet kryesore të marrëveshjes për Ukrainën ishin vendosur pas bisedimeve të tij me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky.
“Armëpushimi total mund të vijë shumë shpejt”, shtoi ai.
Aktivizimi i presidentit amerikan përputhet me “koalicionin e të gatshmëve”, liderët që pritet të takohen të enjten e ardhshme në Paris për të “finalizuar” punën për garancitë e sigurisë që do t’i jepen Kievit./abcnews.al
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit