Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se konflikti i armatosur aktual me Iranin mund të zgjasë afërsisht katër javë, sipas një interviste të publikuar nga gazeta britanike Daily Mail.
Në një bisedë telefonike me gazetën, Trump tha se që nga fillimi administrata kishte supozuar se fushata mund të kërkonte rreth katër javë për t’u përfunduar, duke i atribuuar këtë kohë përmasave të vendit dhe fuqisë së tij.
“Është një vend i madh, do të duhen katër javë — ose më pak”, citohet Trump.
Gjithashtu tha se mund të ketë hapësirë për bisedime me Iranin, por jo domosdoshmërisht në afatin e afërt.
Trump vlerësoi trupat amerikane që kanë humbur jetën në konflikt, duke i quajtur “njerëz të mrekullueshëm.” Ai tha se Shtetet e Bashkuara presin që humbje të tilla të ndodhin, dhe se është e mundur të ketë edhe më shumë viktima deri në përfundim të operacioneve. Raportimet e fundit nga Associated Press konfirmojnë se tre ushtarë amerikanë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë gjatë sulmeve iraniane në bazat ushtarake amerikane dhe objektiva të tjerë në rajonin e Gjirit.
Në një njoftim të veçantë, forcat amerikane thanë se janë përfshirë në një fushatë të quajtur “Operacioni Epik Furi”, që përfshin sulme ajrore dhe goditje ndaj infrastrukturës ushtarake iraniane, përfshirë edhe elemente të forcave detare. Strategjia e zbatuar është pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të kufizuar kapacitetet ushtarake të Iranit.
Ndërkohë, nga Irani ka pasur kundërsulme me raketa dhe dronë ndaj bazave amerikane dhe aleatëve të SHBA-së në rajon./rtk
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...
Hamza nga Drenica: Këtu i është thënë stop padrejtësive, sot...
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...