Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka urdhëruar që të vazhdohen stërvitjet ushtarake pranë Koresë Veriore.
Tensionet mes SHBA-ve dhe Koresë Veriore janë rritur me shpejtësi të madhe gjatë javëve të fundit, pasi Kim Jong-un ka theksuar se do të vazhdojë me zhvillimin e armëve bërthamore, transmeton portali arbresh.info
Në përgjigjje të tij, Trump e ka kërcënuar Korenë Veriore me ‘zjarr dhe tërbim’ nëse merren masa ushtarake.
Nga ana tjetër, Koreja Veriore ka kërcënuar se do të sulmojë me raketa ishullin Guam, por që më pas ka theksuar se ‘sulmin’ do ta kryejë nëse kërcënohet nga Amerika.
Pavarësisht thirrjeve për qetësi, Uashingtoni është duke përgatitur stërvitje të reja ushtarake në pragun e Koresë e Veriore, duke e tensionuar edhe më tej situatën.
Stërvitjet vjetore që përfshijnë SHBA dhe Korenë e Jugut do të fillojnë nga dita e hënë, por Kina, partneri kryesor tregtar i Koresë Veriore, ka bërë thirrje që të ndërprehen këto manovra në mënyrë që Koreja Veriore të ndalojë programet e saj bërthamore.
Joseph Dunford, Kryetar i Shefave të Përbashkët të SHBA-ve, tha se ushtrimet “nuk janë aktualisht në tryezë si pjesë e negociatave në çdo nivel”.
“Këshilla ime ndaj udhëheqsjen sonë është që ne të mos i ndalojmë ushtrimet ushtarake, sepse ato janë shumë të rëndësishme për të ruajtur aftësinë e aleancës dhe kanë rëndësi të madhe në ruajtjen e vendit”, shtoi ai.
“Për sa kohë egziston kërcënimi nga Koreja Veriore, ne duhet të jemi në gjendje gatishmërie”, ka shtuar ai.
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, në një konferencë në shtypi në Suel tha se Koreja e Veriur është duke i kaluar vijat e kuqe.
Në anën tjetër, Uashingtoni është shprehur i gatshëm që situata me Korenë Veriore të zgjidhet në mënyrë diplomatike./Arbresh.info
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit