Presidenti amerikan Donald Trump ka ripërsëritur kërcënimet për veprim ushtarak kundër Iranit, ndërsa raportet për rritjen e numrit të viktimave nga shtypja brutale e protestave po dalin gradualisht në dritë.
Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One, gjatë kthimit nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Trump tha se SHBA-të kanë një prani të madhe ushtarake që po lëviz drejt rajonit.
“Kemi një flotë të madhe që po shkon në atë drejtim, shpresoj të mos kemi nevojë ta përdorim”, u shpreh ai, duke shtuar se Washingtoni po e ndjek Iranin “shumë nga afër”.
Pentagoni nuk i ka konfirmuar deklaratat e Trumpit, por Associated Press raporton se grupi luftarak i aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln ndodhet në Oqeanin Indian, drejt Lindjes së Mesme.
Protesta, bllokadë komunikimi dhe shifra kontradiktore
Irani ka pasur valë protestash mbarëkombëtare që prej dhjetorit 2025. Më 8 janar, autoritetet iraniane ndërprenë plotësisht internetin dhe komunikimet telefonike ndërkombëtare, duke e bërë pothuajse të pamundur verifikimin e numrit real të viktimave.
Qeveria iraniane pranon 3 117 të vrarë, përfshirë forcat e sigurisë, ndërsa organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut flasin për shifra shumë më të larta. Agjencia HRANA raporton mbi 5 mijë të vrarë dhe rreth 26 800 të arrestuar, duke e cilësuar këtë si represionin më vdekjeprurës që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.
Organizata Iran Human Rights ka verifikuar të paktën 3 428 viktima, përfshirë gra dhe fëmijë.
OKB: T’i jepet fund represionit
Shefi i të drejtave të njeriut në OKB, Volker Türk, i bëri thirrje Teheranit të ndalë “represionin brutal”, duke deklaruar se përdorimi i forcës ekstreme nuk mund të adresojë pakënaqësitë e popullit.
Ndërkohë, televizioni shtetëror iranian njoftoi për 200 arrestime të reja në disa provinca. Irani ka akuzuar SHBA-të dhe Izraelin për nxitjen e protestave. Garda Revolucionare paralajmëroi se është “me gishtin në këmbëz”, ndërsa zyrtarë të lartë iranianë deklaruan se çdo sulm amerikan do t’i bënte interesat dhe bazat e SHBA-ve objektiva legjitime.
Trump, nga ana e tij, tha se çdo sulm i ardhshëm amerikan do t’i bënte operacionet e vitit të kaluar “të duken si kikirikë”.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...