Ish presidenti amerikan, Donald Trump e ka quajtur presidentin aktual Joe Biden një “armik të shtetit” në tubimin e tij të parë që kur FBI kontrolloi rezidencën e tij në Florida për dosje të ndjeshme.
Duke folur me mijëra mbështetës në Wilkes-Barre, Pensilvani, ish-presidenti akuzoi zotin Biden se kishte armatosur FBI-në kundër tij, shkruan bbc.
Bastisja ishte “një nga abuzimet më tronditëse të pushtetit nga çdo administratë në historinë amerikane”, citohet të ketë thënë Trump.
Ai ishte në këtë shtet për të promovuar dy kandidatë republikanë.
Trump, 76 vjeç, e kaloi pjesën e parë të fjalimit të tij gati dy orësh duke kritikuar veprimin e FBI-së, por më vonë iu kthye temave të njohura: pretendimet e rreme se zgjedhjet e vitit 2020 iu vodhën, sulmet ndaj rivalëve në Partinë Demokratike dhe premtimet për “Shpëtoni vendin tonë”. /arbresh.info/
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...