Presidenti amerikan, Donald Trump, ka justifikuar sulmin ndaj objekteve bërthamore të Iranit duke thënë se “ua kemi marrë bombën nga duart”, duke nënkuptuar se regjimi iranian do ta përdorte një armë bërthamore nëse do të kishte mundësi.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump i është përgjigjur kongresistit republikan Thomas Massie, i cili e kishte cilësuar sulmin amerikan si “jokushtetues”.
“Ai është një forcë negative që pothuajse gjithmonë voton ‘Jo’, pavarësisht se sa e mirë mund të jetë. Ai mendon se është politikë e mirë që Irani të ketë armë bërthamore të nivelit më të lartë, ndërsa në të njëjtën kohë bërtet ‘Vdekje Amerikës’, në secilin rast që i jepet. Irani ka vrarë dhe gjymtuar mijëra amerikanë, dhe madje ka marrë kontrollin e Ambasadës Amerikës në Teheran nën Administratën Carter”, ka shkruar Trump.
Ai ka shtuar se Massie duhet të fillojë të vendosë interesin e Shteteve të Bashkuara në rend të parë, duke theksuar se veprimet e fundit ishin të domosdoshme për sigurinë kombëtare.
Trump gjithashtu ka falënderuar trupat amerikane për operacionin e realizuar ndaj Iranit.
“Ishte vërtetë e veçantë. Bëjeni Amerikën sërish të madhe”, ka përfunduar presidenti amerikan, duke përdorur sërish sloganin e njohur të fushatës së tij.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A