Trump i rikthehet jetës prej miliarderi

00:32 | 22 Janar 2021

Ish-Presidenti Donald Trump është zhvendosur nga Shtëpia e Bardhë në një shtëpi edhe më të madhe, në rezidencën Mar-a-Lago në Florida, shkruajnë mediat amerikane.

Mar-a-Lago, ose “Shtëpia e Bardhë e dimrit”, është në vendin e 22-të në listën e shtëpive më të mëdha në SHBA, me 5,800 metra katrorë, ndërsa Shtëpia e Bardhë në Uashington është në vendin e 33-të me 5,100 metra katrorë, transmeton portal arbresh.info

Shtëpia private e Trump në Palm Beach ishte një strehë për familjen e tij ndërsa ishte President dhe kur ai dëshironte të pushonte, dhe tani do të jetë vendi i tij i qëndrimit të përhershëm, shkruan “Business Insider”.

Trump bleu të gjithë pronën, e cila ka tetë hektarë, në vitin 1985 për tetë milion dollarë dhe e zgjodhi atë si rezidencën e tij zyrtare, në vend të asaj të Nju Jorkut, në 2019.

Tarifa e anëtarësimit në klubin e tij kushton 200,000 dollarë, pa llogaritur tarifën vjetore prej 14,000 dollarë dhe minimumin e detyrueshëm të drekës 2000 dollarë. Klubi vlerësohet të ketë rreth 500 anëtarë.

Mar-a-Lago del në njërën anë në Oqeanin Atlantik, dhe në anën tjetër në kanalin bregdetar i cili është i lidhur me oqeanin, transmeton portali arbresh.info

Ndërtesa, e cila është ndërtuar në vitin 1927, ka 128 dhoma dhe jozyrtarisht njihet si “Lagjia e Miliarderëve”.

Sipas Bloomberg, të ardhurat mesatare vjetore në këtë zonë janë 1.37 milion dollarë për person, e cila është e ardhura e tretë më e lartë për një pjesë të qytetit që ka kodin e vet postar në Shtetet e Bashkuara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara