Trump i pranishëm në finalen Spanjë-Argjentinë

21:16 | 16 Korrik 2026
E.G

Presidenti amerikan, Donald Trump do të marrë pjesë në finalen e së dielës së Kupës së Botës midis Spanjës dhe Argjentinës, njoftoi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

“Prania e tij do të kurorëzojë atë që ka qenë Kupa e Botës më e shikuar, më e sigurt dhe më e suksesshme në historinë e SHBA-së”, tha Karoline Leavitt në një konferencë për shtyp.

FIFA raportoi në fund të qershorit vetëm se presidenti i SHBA-së do ta jepte trofeun pas ndeshjes në stadiumin ”MetLife” në East Rutherford, pranë Nju Jorkut./atsh.al

Shpërndaje në rrjete sociale