Presidenti amerikan Donald Trump thotë se është i gatshëm 100% të flasë nën betim për bisedat e tij me ish shefin e FBI-së, James Comey.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, ai mohoi t’i ketë kërkuar Comeyt besnikëri apo për ndalim të hetimeve ndaj ish këshilltarit të tij për sigurinë kombëtare, transmeton portali arbresh.info.
“James Comey ka konfirmuar shumë nga ajo çfarë kam thënë, dhe disa prej gjërave që ai tha nuk janë të vërteta”, tha Trump.
Comey thotë se Trump e pushoi atë nga puna për shkak të hetimit ndaj Rusisë.
Ish shefi i FBI ishte duke hetuar nëse presidenti apo zyrtarët e tij të fushatës konspiruan me Kremlinin për të ndikuar zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në SHBA në favor të Trump./Arbres.info
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...