Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të shfuqizojë zyrtarisht, të hënën, sanksionet e SHBA-së ndaj Sirisë, me shpresën që ta integrojë këtë vend të goditur nga lufta në ekonominë globale.
Në një dekret që do të nënshkruhet më vonë gjatë së hënës, Trump do të përfundojë “gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare” që ishte në fuqi që nga viti 2004 dhe që kishte sjellë sanksione të gjera kundër Sirisë.
“Ky është një përpjekje për të nxitur dhe mbështetur rrugën e vendit drejt stabilitetit dhe paqes”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjatë një konference për shtyp.
Megjithatë, SHBA vazhdon ta klasifikojë Sirinë si një shtet sponsor të terrorizmit, një kategorizim që mund të kërkojë më shumë kohë për t’u hequr dhe që vazhdon të frenojë investimet ndërkombëtare.
Edhe Bashkimi Evropian ka hequr pothuajse të gjitha sanksionet ndaj Sirisë.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...