Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi mbrëmjen e të hënës për shkakrimin e dhjetëra juristëve, avokatëve dhe prokurorëve që kishin punuar me ish prokurorin e Posaçëm Jack Smith për të ngritur dy çështje penale kundër Presidentit Amerikan Donald Trump, përgjatë kohës kur ai nuk ishte në detyrë.
Kjo lëvizje e fundit e Trump është komentuar si etja për hakmarrje e presidenti Amerikan që i kishte quajtur këto procese gjyqësore një farsë politike.
Trump ishte zotuar përgjatë fushatës presidenciale se një ndër hapat e parë që do të merrte me ardhjen në detyrë do të ishte ajo që ai e quan çarmatosje e sistemit të Drejtësisë.
Trump kishte akuzuar demokratët se kishin përdorur Departamentin Amerikan të Drejtësisë për të kryer sulme të papranueshme politike.
Të dyja çështjet penale që ish Prokurori i Posaçëm Jack Smith ngriti ndaj Donald Trump u rrëzuan pas fitores së republikanit në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Vetë Smith dha dorëheqjen vetëm pak ditë përpara se Trump të merrte detyrën pasi Krue i Shtëpisë ishte zotuar se do ta shkarkonte atë për dy sekonda menjëherë sapo të merrte mandatin.
Juristët, Avokatët dhe Prokurorët që u shkarkuan të hënën nga detyra kishin marrë paraprakisht një letër ku shkruhej se puna që ata kishin bërë për të ndjekur penalisht një ish president i bënte ata të papërshtatshëm për të punuar në departamentin Amerikan të Drejtësisë./abcnews.al
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...