Presidenti i ShBA-ve Donald Trump, para se të udhëtoj në Los Angeles nga aeroporti “Andrews”, komentoi bisedën telefonike që e kishte bërë gjatë fundjavës së kaluar me Presidentin Erdogan, transmeton arbresh.info.
Trump, duke e cilësuar Erdoganin si një udhëheqës “të fortë dhe të ashpër”, deklaroi se tashmë kanë marrëdhënie të mira.
Ai duke e komentuar bisedën telefonike që e kishte bërë me Presidentin Erdogan, gjatë javës së kaluar, deklaroi se në lidhje me problemet në Idlib, ShBA dhe Turqia janë në bashkëpunim të ngushtë.
Ndërkaq, sipas një komunikate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me bisedën telefonike Trump-Erdogan, thuhet se “Presidenti Trump ka falënderuar Erdoganin për përpjekjet e tij në parandalimin e një katastrofe humanitare.”/arbresh.info/
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE