Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar Iranin me bombardime dhe taksa dytësore, nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje me Uashingtonin për programin bërthamor.
Në një intervistë telefonike për NBC News, Trump tha se zyrtarët amerikanë dhe iranianë kishin biseduar, por nuk dha më shumë detaje rreth bisedës.
“Nëse nuk arrijnë një marrëveshje, do të ketë bombardime. Dhe ka edhe mundësinë që, nëse nuk arrijnë një marrëveshje, do t’u vendos taksa dytësore, ashtu siç kam bërë katër vjet më parë”, tha Trump, shkruan cnn.
Gjatë mandatit të parë, nga 2017 deri në 2021, Trump e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja e vitit 2015, e cila ishte nënshkruar midis Iranit dhe fuqive botërore dhe që vendoste kufizime të rrepta për aktivitetet bërthamore të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Por tani, Trump ka rivendosur sanksione të gjera amerikane, dhe Republika Islamike ka tejkaluar kufizimet e arritura në marrëveshje, duke zhvilluar një program të gjerë të pasurimit të uraniumit.
Deri më tani, Teherani ka injoruar paralajmërimin e Trumpit për nevojën e arritjes së një marrëveshje, pasi përndryshe do të përballet me pasoja ushtarake.
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...