Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zgjerojë marrëveshjen e ‘Abrahamit’ dhe se është në rrugë në të mbarë në negociatat me Iranin.
Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale, Trump përsërit pretendimin e tij se vende të tjera do të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin përmes ndërmjetësimit nga SHBA.
“Ne do ta plotësojmë atë shumë shpejt… Shumë vende duan të hyjnë në Marrëveshjet e Abrahamit”, tha Trump.
Lidhur me bisedimet e vazhdueshme bërthamore me Iranin, Trump thotë se SHBA po zhvillon “takime shumë serioze”.
“Ka vetëm dy opsione. Një opsion nuk është aspak një opsion i mirë”, tha ai, duke iu referuar një opsioni të mundshëm ushtarak nëse Irani vijon krijimin e armëve bërthamore.
Por Trump tregon se kjo mund të mos jetë e nevojshme sepse “ne po ecim shumë mirë në një marrëveshje me Iranin… ajo është në rrugën e duhur. Ne mund të kemi një vendim shumë të mirë dhe shumë jetë do të shpëtohen”, theksoi Trump./rtsh.al/
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...