Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t’ia dorëzojë trofeun e Kupës së Botës fituesit më 19 korrik në New Jersey, ka konfirmuar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Trofeu do t’i dorëzohet bashkërisht kapitenit të ekipit fitues nga Trump dhe Infantino. Infantino e kishte dorëzuar i vetëm trofeun në Katar dhe Rusi. Por ndryshe do të jetë në Botërorin që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
“Do të jemi së bashku me presidentin Trump duke shijuar finalen dhe duke ia dorëzuar trofeun fituesit, sigurisht, së bashku”, tha Infantino për “Fox&Friends”. “Ne jemi bashkë gjatë gjithë kohës”.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...