Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar të premten gjatë një forumi të biznesit në Emiratet e Bashkuara Arabe, se kërkon takim me presidentin rus, Vladimir Putin, me qëllimin për të lehtësuar bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë.
“Dua takim me Putinin sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë ai.
Sa u përket bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë, Trumpi ka thënë se tanimë është koha që SHBA-ja ta mbyllë këtë çështje.
“Është koha për ne ta bëjmë. Do ta realizojmë”, ka shtuar ai.
Trumpi pati sugjeruar një ditë më parë se progresi i shpejtë dhe i rëndësishëm në bisedimet e paqes është i paarritshëm, përderisa ai dhe Putini nuk takohen.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...