Presidenti Donald Trump ka dënuar racizmin, urrejtjen dhe supremacinë e bardhë në një fjalim pas dy sulmeve me armë ku mbetën 30 persona të vdekur në Teksas e Ohajo.
Ai ka bërë thirrje për reforma të shëndetit mendor në kontrollimin e armëve, dënim me vdekje për ata që kryejë këso sulme masive dhe shumë bashkëpunim bi-partizan lidhur me ligjet për armë, transmeton portali arbresh.info.
“Shëndeti mendor dhe urrejtja kanë tërhequr këmbëzën, jo arma”, tha Trump, duke folur në Shtëpinë e Bardhë.
Ai nuk ka shprehur mbështetje për masat e propozuara në Kongres për kontrollin e armëve.
“Me një zë, kombi ynë duhet të dënojë racizmin, fanatizmin dhe supremacinë e bardhë,” tha zoti Trump të hënën. “Këto ideologji të gabuara duhet të mposhten. Urrejtja nuk ka vend në Amerikë.”
Komente të tij erdhën pak para se i dyshuari për sulmin në El Paso, Teksas u akuzua për vrasje kapitale./arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...