Donald Trump duket se ka vendosur që të shpërfillë qëndrimet e aleatëve të Shteteve të Bashkuara dhe të tërhiqet këtë të premte nga mbështetja e marrëveshjes me Iranin për programin bërthamor të këtij të fundit.
Vendimi i shefit të Shtëpisë së Bardhë nuk do të thotë që Uashingtoni tërhiqet nga kjo ujdi, por do t’i lihet në dorë Kongresit që ka 60 ditë kohë për të vendosur nëse do të riaktivizojë sanksionet ndaj Teheranit apo jo.
Zyrtarët amerikanë thanë se Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson prej ditësh konsultohet me partnerët në Europë dhe Kinën.
Kongresi i kërkon Presidentit të raportojë çdo 3 muaj nëse Irani është duke respektuar marrëveshjen apo jo dhe deri më tani, Donald Trump ka dhënë dy herë “Ok” për këtë. Spekulimet se Donald Trump mund të mos e bëjë më këtë kanë shqetësuar aleatët e SHBA dhe një pjesë të vetë administratës së tij.
Vetë Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis tha në një dëgjesë në Senat në fillim të këtij muaji se braktisja e marrëveshjes me Iranin nuk ishte në interesin e Shteteve të Bashkuara.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2015 mes Iranit dhe pesë fuqive bërthamore, plus Gjermaninë, Teherani ngrin programin e tij bërthamor në shkëmbim të heqjes së pjesshme të sanksioneve.
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...