Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se bisedimet me Iranin do të rifillojnë këtë të hënë, duke bërë të ditur se kishte anuluar një “sulm masiv” të planifikuar ndaj vendit pas kërkesave për ulje të tensioneve nga aleatë rajonalë.
Duke folur për gazetarët në bordin e Air Force One, Trump tha se negociatat do të nisin të hënë (3 gusht) dhe se shpreson që të arrihet një marrëveshje.
“Jemi gati për të filluar, por kur aleatët kërkuan ta anulojmë, thamë: ‘Le ta shohim’. Ata besojnë se ekziston mundësia për një marrëveshje”, u shpreh ai.
Sipas Trump, kërkesa për të shmangur sulmin erdhi nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe, sipas pretendimit të tij, edhe Irani. Ai shtoi se negociatat do të përqendrohen fillimisht te siguria në Ngushticën e Hormuzit dhe më pas te programi bërthamor iranian.
“Do të ketë një marrëveshje për Hormuzin dhe më pas një marrëveshje për armën bërthamore, ose siç e quaj unë, denuklearizimin e Iranit”, tha Trump.
Ndërkohë, agjencia shtetërore saudite e lajmeve raportoi se Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, zhvilloi një bisedë telefonike me Trumpin, gjatë së cilës kërkoi uljen e tensioneve. Sipas burimeve të CNN, princi shprehu shqetësim për planet e mundshme të SHBA-së për të goditur Iranin.
Trump nuk pranoi të komentojë nëse objektivat e sulmit të planifikuar përfshinin infrastrukturën energjetike, por përsëriti se Shtetet e Bashkuara mbeten “të armatosura, të pajisura dhe gati për të vepruar” nëse situata e kërkon. Nga ana tjetër, media shtetërore iraniane mohoi kategorikisht se Teherani i kishte kërkuar Trumpit të ndalonte sulmet. Agjencia gjysmëzyrtare Fars reagoi me një deklaratë të ashpër, duke e quajtur presidentin amerikan “budalla”.
Zhvillimet vijnë në një kohë kur përplasjet mes SHBA-së dhe Iranit kanë ndikuar në tregjet globale, duke shkaktuar ndërprerje në transportin detar dhe prodhimin e naftës. Pasojat ekonomike janë ndjerë si në SHBA, ku çmimet e karburanteve janë rritur, ashtu edhe në Iran, ku vështirësitë ekonomike janë thelluar pas muajsh tensionesh.
/rtsh.al/
Bordi i SHSKUK-së: Mbledhjet do të zhvillohen me dyer të mby...
Ligji uli dallimet në çmimet e barnave, por zbatimi nxori sf...
Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – ...
Rama: Vazhdojnë punimet në rrugën “Bajram Bahtiri”
Emergjenca e QKUK-së ofroi 992 shërbime mjekësore gjatë fund...
Pacolli: Identifikimi i dy varrezave masive në veri dëshmon ...