Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se mbledhjet e këtij organi do të zhvillohen me dyer të mbyllura, pas pranimit të një opinioni ligjor nga Departamenti Ligjor i ministrisë përgjegjëse lidhur me kërkesat për pjesëmarrjen e mediave dhe shoqërisë civile në takimet e Bordit.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së, vendimi është marrë duke u bazuar në legjislacionin në fuqi dhe me qëllim të respektimit të procedurave ligjore që rregullojnë funksionimin e Bordit Drejtues.
“Mbledhjet e Bordit Drejtues të SHSKUK-së zhvillohen me dyer të mbyllura”, thuhet në njoftimin zyrtar të këtij institucioni.
Bordi ka theksuar se gjatë ushtrimit të përgjegjësive të tij do të vazhdojë të zbatojë parimet e ligjshmërisë, transparencës, llogaridhënies dhe mbrojtjes së interesit publik.
SHSKUK ka bërë të ditur se për çështjet e trajtuara në mbledhjet e Bordit, opinioni publik do të informohet rregullisht përmes kanaleve zyrtare të institucionit, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Në njoftim, Bordi Drejtues ka deklaruar se mbetet i përkushtuar për bashkëpunim me mediat, organizatat e shoqërisë civile dhe palët e tjera të interesuara, duke respektuar kuadrin ligjor që rregullon veprimtarinë e tij.
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...
Zjarr në një shtëpi në Prishtinë
Ylli i Man Unitedit entuziazmon tifozët: Mund ta fitojmë Lig...