Presidenti amerikan Donald Trump reflektoi për kthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë në intervistën e parë pas inaugurimit të tij, duke thënë se rikthimi i tij politik është dëshmi se politika dhe filozofia e “të majtës radikale” gjatë katër viteve të fundit është “e tmerrshme” dhe “nuk nuk punon”.
“Ne mbërritëm pikërisht në kohë për të shpëtuar vendin”, tha Trump.
Në një intervistë për Fox News, Trump kritikoi politikën e administratës së ish-presidentit Joe Biden, duke iu referuar sërish inflacionit, tërheqjes së SHBA nga Afganistani, si dhe luftërave në Ukrainë dhe midis Izraelit dhe Hamasit.
“Do të duhet kohë, para dhe përpjekje për të zgjidhur të gjitha problemet në vend, por jam i bindur se të gjitha problemet janë të zgjidhshme. Ne mund ta kthejmë vendin tonë. Por nëse nuk do t’i kishim fituar këto zgjedhje, besoj vërtet se vendi ynë do të kishte humbur përgjithmonë”, tha Trump.
Në intervistë, ai foli edhe për faljet që Biden u dha familjarëve të tij në fund të mandatit, duke e quajtur atë një “akt të motivuar politikisht”. Ai nuk do të përjashtonte një hetim të mundshëm ndaj ish-presidentit.
“Dhe ju e dini, gjëja qesharake, ndoshta gjëja e trishtueshme është se ai nuk e fali veten. Biden ka këshilltarë të këqij, dikush e këshilloi që të falte të gjithë përveç vetes”, tha Trump./abcnews.al
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...