Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se ai beson se oferta e Koresë Veriore për të mbajtur bisedime mbi çarmatimin berthamor është “i sinqertë”.
“Unë besoj se ata janë të sinqertë”, tha Trump para gazetarëve, pasi Pheniani dha idenë e braktisjes së armëve të saj bërthamore në këmbim të garancive të sigurisë të SHBA-ve, transmeton portali arbresh.info
Ai këto komente i bëri onferencë të përbashkët të shtypit me kryeministrin suedez Stefan Lofven, por shtoi se “së shpejti do ta kuptojmë”.
Trump vlerësoi se “sanksionet e fuqishme” dhe “ndihma e madhe” nga Kina, kanë ndikuar në ofertën e Koresë Veriore për të hyrë në bisedime.
“Kina mund të bëjë më shumë, por mendoj se ata kanë më shumë se sa që kanë bërë ndonjëherë për vendin tonë”, tha Trump./arbresh.info/
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...