Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur në Zvicër ku do t’i adresohet Forumit Ekonomik të Davosit, në një kohë të tensioneve me udhëheqësit evropianë për shkak të synimit të Uashingtonit për të marrë kontrollin e Grenlandës.
Trump udhëtoi më herët gjatë ditës drejt Zvicrës, pasi paraprakisht aeroplani presidencial u kthye pak pas nisjes, për shkak të problemeve. Më pas, Trump dhe ekipi i tij ndërruan aeroplanë dhe u nisën rreth dy orë e gjysmë më vonë drejt Zvicrës.
Aeroplani ateroi në Cyrih në mesditë dhe udhëheqësi amerikan tani niset drejt Davosit.
Ne do të përcjellim në kohë reale zhvillimet në Davos, ku janë mbledhur shumica e udhëheqësve evropianë./rel
Rikthimi i krizës në Hormuz, Trump thërret takim në Dhomën e...
Nis finalja e madhe e Big Brother VIP 5, spektakël me 500 dr...
Po zhvillonin gara, policia gjobitë ashpër dy të rinj në Fer...
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...