Administrata e presidentit të SHBA Donald Trump ka anuluar një urdhër të lëshuar nga ish-presidenti Joe Biden që kërkonte raporte për shkelje të mundshme të ligjit ndërkombëtar në lidhje me përdorimin e armëve amerikane nga aleatët, duke përfshirë Izraelin, tha dy zyrtarë amerikanë dhe një burim i njohur me vendimin.
Urdhri, i njohur si Memorandumi i Sigurisë Kombëtare 20 (NSM-20), u lëshua në shkurt 2024 pas kritikave për përdorimin e bombave amerikane në operacionet e luftës të Izraelit në Gaza, raportoi Reuters.
Urdhri kërkonte që qeveria amerikane t’i raportonte Kongresit për përdorimin e armëve amerikane nga vendet e tjera, dhe një raport i majit 2024 thoshte se Izraeli mund të ishte përgjegjës për shkeljet e ligjit ndërkombëtar humanitar.
Vendimi i administratës Trump për të anuluar memorandumin është pritur me kritika të ashpra , me senatorin amerikan Chris Van Hollen që e quajti veprimin “të turpshëm”, duke theksuar se ai minon të drejtat e njeriut dhe vlerat amerikane./euronews
Diplomojnë sot 21 kadetë për zjarrfikës në Akademinë për Sig...
Alarm te Barcelona: Lëndimi i Pedrit është më i rëndë se sa ...
Nuk ka akuza në hetimin zviceran mbi abuzimin në Kishën Kato...
Parashikimi i motit në Shqipëri
28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në ...
KEDS-i me punime në rrjet, këto janë zonat ku paralajmërohet...