Trump: Amerikanë, sikur të isha unë President ju nuk do të vaksinoheshit

00:09 | 12 Mars 2021

Presidenti aktual i SHBA-ve, ka nënshkruar sot planin e tij për rimëkëmbjen ekonomike me 1.9 trilionë dollarë.

Pandemia la të vdekur rreth 530 njerëz në SHBA dhe ekonomia e parë në botë ra në 3.5 përqind vitin e kaluar, i cili konsiderohet si viti më i keq që nga pas Lufta e Dytë Botërore, transeton portal arbresh.info

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se dëshiron të blejë 100 milion doza shtesë të vaksinës Johnson & Johnson, e cila do të dyfishonte numrin e dozave që Shtetet e Bashkuara kanë porositur nga ajo kompani farmaceutike.

Ish-presidenti Donald Trump nga klubi i tij Mar-a-Lago në Florida foli me një ton krejt tjetër.

“Shpresoj që të gjithë amerikanët ta mbajnë mend kur të marrin vaksinën covid-19, se nuk do të kishin marrë atë injeksion të mrekullueshëm për të paktën 5 vjet nëse nuk do të isha president,” shkroi ai në një mesazh të shkurtër.

“Shpresoj se të gjithë do ta kujtojnë”, përsëriti ai pas disfatës në fund të mandatit të tij të parë, por nuk përjashtoi rikandidimin e tij në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen në vitin 2024./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara