Të paktën 16 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur, pas një shpërthimi masiv nga një makinë-bombë në qendër të Kabulit.
Sulmi ndodhi gjatë natës në një zonë të banuar të Fshatit të Gjelbër, një kompleks ku ndodhen organizatat ndërkombëtare, tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme Nasrat Rahimi, transmeton portali arbresh.info.

Zëdhënësi i Talibanëve Zabihullah Mujahid tha se një sulm i koordinuar me një bombe vetëvrasës dhe njerëz të armatosur ishte duke u zhvilluar.
Sulmi ndodhi ndërsa stacioni kryesor televiziv afgan Tolo News transmetoi një intervistë me të dërguarin amerikan Zalmay Khalilzad, i cili po diskutonte një marrëveshje të mundshme me talebanët që do të shihte që SHBA të tërhiqnin forcat nga pesë baza në të gjithë Afganistanin.
Ky është sulmi i tretë përgjegjësia e të cilit merret nga talebanët në ditët e fundit./arbresh.info/
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor
27-vjetori i rënies së Luan Haradinajt, Haradinaj: Krenaria ...