Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare ka hapur një hetim zyrtar mbi pretendimet e krimeve të luftës në territoret palestineze.
Fatou Bensouda tha se hetimi do të mbulojë ngjarjet në Bregun Perëndimor të okupuar nga Izraeli, Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës që nga 13 qershori 2014, transmeton Telegrafi.
Muajin e kaluar, gjykata me qendër në Hagë vendosi që ajo të mund të ushtronte juridiksionin e saj penal mbi territoret, raporton bbc.
Izraeli e kundërshtoi vendimin e Bensoudas, ndërsa zyrtarët palestinezë e vlerësuan atë.
ICC ka autoritetin të ndjekë penalisht ata që akuzohen për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në territorin e shteteve palë në Statutin e Romës, traktatin e tij themelues.
Izraeli nuk e ka ratifikuar kurrë Statutin e Romës, por sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara pranoi pranimin e palestinezëve në vitin 2015.
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...