Treni që po barte materiale të rrezikshme ka dalë nga binarët në një pjesë pak të populluar t ë Nevadës, duke detyruar mbylljen e një autostrade të madhe ndër-shtetërore.
Incidenti i cili ndodhi në Wells të Nevadës 180 milje në perëndim të Salt Lake City, Utah, bëri që të mbyllet Ndër-shtetërorja-80 në të dyja drejtimet, transmeton portali arbresh.info.
Nuk ka pasur raportime të menjëhershme për lëndime, kurse autostrada është rihapur.
Dalja nga binarët përfshiu 19 vagonë të trenit që mbanin municione, armë dhe mjete shpërthyese, që për fat ishin më thellë të vendosura dhe nuk u prekën nga incidenti.
Materialet shpërthyese përfshinin nitrat të amoniumit, armë të vogla, granata si dhe municione./Arbresh.info/
Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza ndaj autorit të vrasjes së ...
Trump: Irani nuk do të marrë asetet e ngrira para se të arri...
Bastisje në Zubin Potok, konfiskohen katër armë
Kapen pranë kufirit greko-shqiptar 110 kg marijuanë të fsheh...
Kurti: Kanë mbetur më pak se 3 orë kohë, dil dhe voto, mos e...
Deri në orën 16:30 votuan 450 mijë e 641 qytetarë, apo 22.99...