Trembëdhjetë ushtarë francezë kanë humbur jetën kur dy helikopterë u përplasën në një operacion kundër xhihadistëve në Mali, bën të ditur zyra e presidentit francez.
Aksidenti i së hënës është tragjedia më e madhe për ushtrinë franceze në dekada, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu “trishtimin e tij të thellë” për incidentin. Një hetim ka filluar.

Në vitin 2013, Franca vendosi mijëra trupa në Mali pasi militantët islamikë kapën pjesë të mëdha të veriut.
Ushtria e Malit ka rikuperuar territorin por pasiguria atje vazhdon dhe dhuna është përhapur në vendet e tjera të rajonit.
Franca tani ka 4500 trupa të vendosura për të mbështetur forcat e Mali, Mauritania, Niger, Burkina Faso dhe Chad kundër militantëve islamikë./arbresh.info/
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...