Tre ushtarë izraelitë janë vrarë nga një oficer egjiptian i sigurisë gjatë shkëmbimit të zjarrit në anën izraelite të kufirit.
Forcat e armatosura të të dyja vendeve thonë se po hetojnë së bashku incidentin e pazakontë, shkruan BCC, transmeton Klan Kosova.
Nga Egjipti thonë se një oficer i tyre kaloi në Izrael ndërsa ndiqte trafikantët e drogës.
Ushtria izraelite ka thënë se të shtënat supozohej se kishin lidhje me një operacion kontrabande droge që e kishte penguar gjatë natës.
Sipas ushtrisë, dy ushtarë izraelitë – një burrë dhe një grua – të vendosur në një vend të largët përgjatë kufirit u qëlluan për vdekje herët të shtunën në mëngjes.
Trupat e tyre u zbuluan pasi një oficer i lartë nuk ishte në gjendje t’i kontaktonte me radio.
Disa orë më vonë, pas një operacioni kërkimi, sulmuesi i supozuar u rrethua dhe pati një shkëmbim zjarri, thotë ushtria izraelite.
Një ushtar i tretë u vra, së bashku me personin e armatosur, për të cilin thuhet se ishte një polic egjiptian. Një tjetër ushtar u plagos në atë shkëmbim zjarri.
Netanyahu: Fushata kundër Iranit vazhdon
Trump konfirmon vrasjen e 48 udhëheqësve iranianë
Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës të bllokuar në Em...
Alarm për Kupën e Botës: Konflikti SHBA–Iran rrezikon Finali...
1500 shqiptarë në Dubai, ambasadori Kurtezi: Nuk ka vend për...
Man United vazhdon formën e jashtëzakonshme – fiton ndaj Cry...