Tre persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën me armë zjarri në një shtëpi me qira në Kaliforni të shtunën herët në mëngjes, tha policia.
Të shtënat ndodhën rreth orës 2:30 të mëngjesit në Beverly Crest, një lagje luksoze e Los Anxhelosit.
Togeri Frank Preciado i Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit tha se tre personat që u vranë ishin brenda një automjeti.
Dy nga katër të plagosurit u dërguan me automjete private në spitalet e zonës dhe dy të tjerë u transportuan me ambulancë, tha zëdhënësi i policisë toger Bruce Borihanh.
Dy ishin në gjendje kritike dhe dy në gjendje të qëndrueshme, tha zoti Borihanh.
Mosha dhe gjinia e viktimave nuk janë bërë ende publike.
Policia por përpiqet të zbulojë nëse në shtëpinë me qera po mbahej ndonjë festë apo grumbullim tjetër, tha zoti Borihanh.
Ai shtoi se policia nuk ka informacion mbi të dyshuarit.
Kjo është vrasja e katërt këtë muaj në Kaliforni, ku humbin jetën disa persona./voa
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme