Tre të katërtat e pacientëve të shëruar nga Covid-19, simptoma deri 6 muaj më vonë

15:55 | 12 Janar 2021

Sipas një studimi kinez, shumica e pacientëve që kanë qenë të shtruar në spital me Covid-19 ende vuajnë nga disa simptoma, përfshirë lodhje dhe vështirësi në gjumë, gjashtë muaj pas shërimit.

Studimi i cili përfshiu rreth 1700 pacientëve në qytetin Wuhan, epiqendra fillestare e pandemisë, tregoi se 76% zhvilluan të paktën një simptomë, disa muaj pasi dolën nga spitali.

Studimi tregon se edhe njerëzit që shërohen nga Covid-19 mund të pësojnë ndikime afatgjata shëndetësore nga koronavirusi, i cili ka infektuar më shumë se 90 milionë njerëz në të gjithë botën.

Studimi, më i madhi në llojin e tij i kryer deri në këto momente, u botua të premten në revistën mjekësore, The Lancet. Raporti zbuloi se lodhja dhe vështirësitë e gjumit ishin simptomat më të zakonshme të post-Covid, të cilat ndodhin përkatësisht në 63% dhe 26% të pacientëve, gjashtë muaj pas fillimit të simptomave fillestare.

Virusi mund të ketë gjithashtu komplikime psikologjike afatgjata, me ankth ose depresion të raportuar midis 23% të pacientëve. Pacientët të cilët ishin të sëmurë më rëndë, kanë tendencën të kenë probleme të mushkërive.

“Për shkak se Covid-19 është një sëmundje e re, ne sapo kemi filluar të kuptojmë disa nga efektet e saj afatgjata në shëndetin e pacientëve”, dr. Bin Cao i China-Japan Friendship Hospital dhe Capital Medical University, i cili drejtoi studimin ekipit.

“Analiza jonë tregon se shumica e pacientëve vazhdojnë të kenë të paktën disa nga efektet e virusit edhe pas daljes nga spitali dhe thekson nevojën për kujdes të vazhdueshëm, veçanërisht për ata që zhvillojnë simptoma të rënda./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara