Tre migrantë kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në kufirin mes Kroacisë dhe Bosnjë Hercegovinës.
Sipas policisë, informatën për një varkë të fundosur në lumin Sava në Slavonski Brod e kanë pranuar në orën 05:20 të së enjtes.
Siç raporton Klankosova.tv, oficerët e policisë kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes ku kanë arritur të nxjerrin nga lumi 13 persona (shtetas të huaj), njëri prej të cilëve nuk tregonte shenja jete.
12 të tjerët janë dërguar në spitalin në Slavonski Brod.
Por në ndërkohë, Policia tha se dy nga pacientët e shtruar në spital nuk kanë arritur të mbijetojnë, duke çuar kështu në tre numrin e viktimave.
Një shtetas boshnjak i dyshuar për përfshirje në transferimin e paligjshëm të njerëzve përtej kufirit është gjithashtu në spital dhe nën mbikëqyrjen e policisë.
Policia po vazhdon hetimin penal për të përcaktuar faktet dhe rrethanat, ndërsa u tha po ashtu se është gjetur një dokument udhëtimi që i përkiste njërit prej individëve dhe autoritetet po punojnë për ta gjetur atë person.
Informatat e pakonfirmuara thonë se migrantët ishin kryesisht shtetas kinezë.
Kamioni godet për vdekje një këmbësore në Prizren
Më 24 dhjetor nis procesi i gjykimit ndaj të akuzuarve për s...
Shefi i NATO-s: Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë
Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëv...
Yll Hyseni gjendet i vdekur një kilometër larg shtëpisë së t...
BE: Nuk po punojmë vetëm që t’i japim fund luftës, por edhe ...