Qindra protestues në Filadelfia kanë marshuar përmes qytetit për natën e dytë, duke kërkuar drejtësi racore, pasi policia qëlloi për vdekje një person me ngjyrë.
Familja e Walter Wallace, 27 vjeç, thonë se ai kishte një krizë të shëndetit mendor kur oficerët hapën zjarr ndaj tij, transmeton portali arbresh.info
Policia thotë se e qëlluan, sepse ai nuk e lëshonte një thikë që po e mbante në dorë.
Përforcimet policore si dhe Garda Kombëtare janë çuar në vendin e ngjarjes. Zyrtarët thonë se 30 oficerë janë lënduar gjatë natës së parë të përleshjes.
Policia e qytetit ka akuzuar protestuesit për plaçkitje të bizneseve gjatë trazirave.
Wallace kishte çrregullim bipolar, dhe gruaja e tij u tha oficerëve këtë para se ta qëllonin, tha një avokat që përfaqësonte familjen e tij./arbresh.info/

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...