Të paktën 60 persona është numri i personave që janë gjetur të pajetë nga zjarri që ka përshirë periferinë e Athinës, e fatkeqësisht dyshohet se 4 prej tyre janë shqiptarë.
Fatkeqësisht numri i viktimave pritet që të shtohet, pasi pushteti i flakëve është ende i madh dhe ka shumë zona në të cilën zjarrfikësit ende nuk kanë mundur të hyjnë. Vetëm pranë një restoranti në Mati të Atikës janë gjetur 26 trupa të pajetë, e 10 të tjerë u gjetën bashkë në një zonë tjetër.
Shumica e të plagosurve, 162 deri më tani, që janë shtruar në spital rezultojnë të kenë djegie në trup dhe probleme me frymëmarrjen.
Në spital kanë mbërritur edhe disa shtetas shqiptarë për të marrë ndihmën e nevojshme. “Na u mbush shtëpi me tym, nuk po merrnim dot frymë”, ka deklaruar një çift shqiptar për kameran e Top Channel pasi kanë lënë ambientet e spitalit ku kishin marrë edhe ndihmën mjekësore.
Ndërkohë raportohet se mbi 1000 persona rezultojnë të zhdukur. Mbi 1000 banesa dhe mbi 300 automjete janë shkrumbuar nga zjarri në Athinë.

Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...