Rusia është përgjegjëse për rrëzimin e avionit të Malaysia Airlines, MH17, mbi Ukrainën lindore në korrik të 2014-s, ka njoftuar agjencia e aviacionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka raportuar BBC.
Të hënën, këshilli i OKB-së për Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) ka votuar se Federata ruse ka dështuar t’u përmbahet obligimeve të saj në bazë të rregullave ndërkombëtare ajrore, që kërkon nga shtetet të “përmbahen nga përdorimi i armëve kundër aeroplanëve civilë gjatë fluturimit”.
Fluturimi MH17 i Malaysia Airlines po udhëtonte nga Amsterdami për në Kuala Lumpur kur është sulmuar mbi rajonin e Donbasit të Ukrainës, gjatë konfliktit në mes forcave ukrainase dhe rebelëve rus.
Shumica e pasagjerëve dhe ekuipazhit, 196 persona, ishin nga Holanda.
Po ashtu ishin 38 persona nga Australia, 10 nga Britania, si dhe shtetas belg dhe malajzian.
Çështja është sjellë në OKB në vitin 2022 nga qeveritë australiane dhe holandeze, që të dyja kanë mirëpritur vendimin e ICAO-s.
“I bëjmë thirrje Rusisë që më në fund të përballet me përgjegjësinë e saj për këtë akt të tmerrshëm të dhunës dhe të paguajë dëmshpërblimet për sjelljen e saj të dëmshme”, ka deklaruar ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Wong.
Ministri i Jashtëm i Holandës, Caspar Veldkamp, ka deklaruar se kjo shënon hap të rëndësishëm drejt përcaktimit të së vërtetës dhe për të arritur drejtësi dhe llogaridhënie./abcnews.al
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...