Policia zvicerane gjeti trupat anëtarëve të një familje brenda shtëpisë së tyre të djegur, sipas dyshimeve të para burri ka vrarë gruan dhe tre vajzat e tij, më pas veten.
“Pas dy ditë hetimesh intensive, skenari i një drame familjare është më i mundshmi sipas prokurorit përgjegjës për hetimin penal dhe hetuesve,” tha policia e kantonit Beau në një deklaratë.
Shtëpia, e vendosur në Yverdon-les-Bains, një qytet në brigjet e liqenit Nechatelle në kantonin Beau, tronditi të gjithë qytetin nga një shpërthim që ndodhi në orët e para të mëngjesit.
Trupat e anëtarëve të familjes që u gjetën nën rrënoja ishin të moshës: burri 45-vjeç, gruaja 40-vjeçe dhe tre vajzat e tyre, të moshës 5, 9 dhe 13 vjeçe.
Secila prej viktimave kishte plagë plumbash.
“Pranë burrit, i cili mund të ketë qenë autori i katër vrasjeve të tjera, është gjetur një armë para se të vriste vetën”, tha policia, e cila për momentin përjashton “ mundësin e vrasjes nga një person i tretë”.
Ende nuk dihen zyrtarisht shkaqet e zjarrit, por policia foli për “prezencë të një sasie të madhe benzine në dhomat e ndryshme të shtëpisë”. /abcnews.al
Ten Hag: De Gea nuk e ka të garantuar vendin në formacionin ...
Shefi i EULEX-it dënon sulmet ndaj KFOR-it në veri: Sot sund...
Armëpushimi i Sudanit do të zgjatet me pesë ditë
Basha dënon dhunën e serbëve ndaj KFOR-it: Njohja e Kosovës ...
Kryetari i Leposaviqit mbetet i bllokuar – do ta kalojë natë...
Vuçiq nesër do të takohet me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës ...