Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar përmes një postimi në X lidhur me të shtënat gjatë darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
“E dënoj tentativën për sulm të armatosur që ndodhi mbrëmë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington”, shkroi Erdogan.
“Është fat që askush, përfshirë presidentin Trump dhe gruan e tij Melania, nuk u lëndua”, shtoi ai.
“Në demokraci, lufta zhvillohet me ide; nuk ka vend për asnjë formë dhune. I shpreh urimet e mia më të mira presidentit Trump, gruas së tij, administratës amerikane dhe popullit amerikan”, përfundon postimi i liderit turk.
LEXO EDHE:
Të shtëna armësh në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, shpëton Trump
Nesër mbahet ceremonia e hapjes së objektit të ri të Ministr...
66 inspektime për 48 orë – ndërtimtaria në fokus, 27 ndalime...
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenoc...
Begaj: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit ...
Pas kërcënimeve nga Izraeli, Kadiri i “Esref Ruya” takon Erd...
“Përsëritet historia”/ Sulmi me armë në darkën e...