Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar ashpër pas sulmit me armë që ndodhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë një eventi ku ishte i pranishëm edhe Donald Trump së bashku me bashkëshorten e tij, Melania Trump.
Begaj e ka dënuar këtë ngjarje, duke theksuar se dhuna është e papranueshme dhe bie ndesh me vlerat themelore të demokracisë. Sipas tij, në një shoqëri demokratike, dallimet zgjidhen përmes ideve dhe dialogut, dhe jo përmes forcës apo sulmeve të dhunshme.
“E dënoj fuqishëm sulmin e armatosur ndaj Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump gjatë darkës së Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë. Në një demokraci, dallimet zgjidhen përmes ideve dhe dialogut, jo me forcë.
Sulme të tilla brutale që minojnë demokracinë dhe dëmtojnë vlerat e saj thelbësore janë të papranueshme. Shpreh solidaritet të plotë me popullin amerikan dhe i uroj të gjithë të pranishmëve shëndet dhe siguri të vazhdueshme.” /euronews/
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin