Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka krahasuar veten me Abraham Lincoln kur u pyet pse beson se të shtënat kanë ndodhur.
Si kujtesë, Trump ishte subjekt i dy atentateve për vrasje në vitin 2024.
“Pyes me respekt, pse mendoni se kjo vazhdon t’ju ndodhë?”, pyeti një gazetar në konferencën për shtyp.
Presidenti u përgjigj: “Epo, e dini, unë kam studiuar vrasjet dhe duhet t’ju them, njerëzit me më shumë ndikim, njerëzit që bëjnë më shumë”, nisi Trump përgjigjen.
“Hidhini një sy njerëzve… Abraham Lincoln. Dua të them, shikoni njerëzit që kanë kaluar nëpër këtë, ku i kanë sjellë ata” , shtoi ai.
“Por njerëzit që bëjnë më shumë, njerëzit që kanë ndikimin më të madh, janë ata që ata ndjekin”, vazhdoi Trump.
Presidenti Lincoln ishte presidenti i parë amerikan që u vra pasi u qëllua në kokë nga John Wilkes Booth në vitin 1865. /Telegrafi/
Nesër mbahet ceremonia e hapjes së objektit të ri të Ministr...
66 inspektime për 48 orë – ndërtimtaria në fokus, 27 ndalime...
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenoc...
Begaj: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit ...
Pas kërcënimeve nga Izraeli, Kadiri i “Esref Ruya” takon Erd...
“Përsëritet historia”/ Sulmi me armë në darkën e...