Festa e Ditës së Punëtorëve u kthye në tragjedi të premten ku së paku 11 persona vdiqën dhe 31 të tjerë u lënduan kur një autobus turistik u aksidentua në shtetin perëndimor të Meksikos, Nayarit.
Autobusi, që po udhëtonte nga shteti Jalisco, doli nga autostrada dhe u rrokullis afër qytetit Amatlan de Canas, ka thënë qeveria e shtetit të Nayarit, raporton Reuters.
Sipas zyrtarëve, pasagjerët ishin duke shkuar në qendrën rekreative në Nayarit. Reaguan ekipet e emergjencës nga Nayarit dhe Jalisco, duke mbyllur rrugën për të kryer operacionet e shpëtimit dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.
Aksidentet me autobus janë të shpeshtë në Amerikën Latine dhe në autostradat e Meksikos.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...