Të paktën 26 persona vdiqën pasi një seri tornadosh shpërthyen në disa vende të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shtëpitë u shkatërruan dhe mijëra mbetën pa energji pasi stuhitë shkaktuan shkatërrime në disa shtete, shkruan BBC, përcjell KosovaPress
Sipas Washington Post, janë regjistruar më shumë se 60 raporte për tornado.
Viktimat ishin nga shtetet: Arkansas, Tennessee, Illinois, Indiana, Alabama dhe Mississippi.
Guvernatorja Sarah Huckabee Sanders shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në shtetin e Arkansas të premten. Ajo tha se foli me presidentin Joe Biden për situatën, i cili premtoi ndihmë.
Qindra mijëra njerëz janë pa energji në disa shtete.
Virxhinia, Ohio dhe Pensilvania janë më të prekurat, sipas faqes së internetit të SHBA PowerOutage.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...