Kandidati për president në Francë, Francis Fillon, ka marrë një goditje të re në fushatën e tij, pasi zëdhënsi i tij ka dhënë dorëheqje.
Dorëheqja e Thierry Solere i ka dhënë goditje të madhe fushatës, sidomos në kohën kur kandidati presidencial është përfshirë në një sërë hetimesh, transmeton portali arbresh.info.
Kandidati konsevrator ka humbur një pjesë të madhe të mbështetësve të tij, pasi autoritetet franceze kanë filluar hetimet rreth pagesave që ai kishte bërë për gruan e tij, nga fondi kombëtar.
Sondazhet e reja kanë nxjerrë në pah se Fillon mund të pësojë humbje që në raundin e parë të zgjedhjeve që priten të mbahen me 23 prill, ndërsa theksojnë se në balotazh pritet të shkojnë Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen./Arbresh.info
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...