Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, nuk merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s që pritet të mbahet muajin e ardhshëm, ka deklaruar një zyrtar amerikan.
Në vend të këtij takimi, ai do të marr pjesë në takimin e G7-tës në Sicili dhe më pas do të udhëtojë drejt Rusisë për t’u takuar me liderët rusë, transmeton portali arbresh.info.
Zv.Sekretari i Shtetit, Tom Shannon, do të përfaqësoje SHBA-të në takimin e aleancës perëndimore ushtarake në Bruksel.
Sipas zëdhënsit Mark Toner, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë 100% të angazhuara në sigurinë e aleancës.
Gjetë fushatës parazgjedhore, presidenti Donald Trump ka shprehur hapur admirimin e tij për presidentin rus, Vladimir Putin, ndërsa NATO-n e ka quajtur ‘aleancë të vjetëruar’./Arbresh.info
KQZ: Ende asnjë prej 27 subjekteve politike s’e ka dorëzuar ...
Mblidhet kryesia e PDK-së, Totaj për rikthimin e Limajt: Nuk...
Fisnik Asllani i qartë për synimet: Ëndërrojmë Ligën e Kampi...
Netanyahu thotë se udhëheqësi suprem iranian besohet të jetë...
Ilir Meta mbetet në burg, rrëzohet kërkesa për zëvendësim ma...
Kurti fton qytetarët t’i bashkohen LVV si vullnetarë: Bashko...