Kremlini njoftoi të hënën se sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson nuk do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin gjatë vizitës së tij në Moskë të mërkurën, ndërsa si arsye për këtë mund të jenë tensionet e ngritura pas sulmit raketor amerikan në bazën ajrore siriane javën e kaluar.
Putin madje ka dekoruar Tillerson me medaljen e miqësisë të Federatës Ruse në vitin 2013 dhe pritej që zyrtari i lartë amerikan të takohej me presidentin rus, që do të ishte takimi i tij i parë qëkur ka marrë detyrën e sekretarit të Shtetit.
Por, zëdhënësi i Putin, Dmitrij Peskov u tha mediave të hënën se nuk është planifikuar takimi i tyre.
Ai nuk deshi të tregojë pse Putin nuk planifikon takimin me Tillerson, i cili do të takohet me homologun e tij rus Sergej Lavrov.
Peskov tha se sulmet amerikan në Siri tregojnë mungesën e vullnetit të Uashingtonit për të bashkëpunuar sa i përket Sirisë.
Duke reaguar ndaj raportimeve të mediave se Tillerson do të shfrytëzojë vizitën për t’i bërë presion Moskës që të mos e përkrahë Bashar al Asadin, Peskov tha se ky nuk është fillim i mirë./Arbresh.info/
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme të...