Sekretari i ri i Departamentit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson do të bëjë sot debutimin në skenën botërore, si kryetar i delegacionit të administratës Trump, në samitin e ministrave të Jashtëm të G20-ës, që do të zhvillohet në ish kryeqytetin gjerman, Bon.
I mikpritur nga ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, një tjetër i sapoemëruar në krye të diplomacisë gjermane, takimi i G20-ës në ish-ndërtesën e parlamentit gjerman, ka një sërë çështjesh për të diskutuar në agjendën e tij.
Moria e çështjeve më të cilat do të përballen ministrat e Jashtëm varion nga Rusia, Siria, Koreja e Veriut, Lindja e Mesme, Meksika, Irani, Ukraina Lindore deri te ndryshimet klimatike Dhe terrorizmi, sidomos ai i ISIS-it.
Ky takim do të shërbejë edhe si platformë për përballjen e parë mes Trumpit dhe Moskës, pasi është parashikuar edhe një takim kokë më kokë Tillerson-Lavrov.
Takimi i G20-ës është një ndër tre takimet më të rëndësishme në Evropë këtë javë, ku administrata amerikane pritet të qartësojë pikëpamjet e saj aktuale për botën.
Pritet që edhe zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence të shprehë pikëpamjet e Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë në konferencën vjetore të sigurisë që do të zhvillohet të premten në Mynih.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje