Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maizière, ka deklaruar se gjermanët ‘nuk duhet të tërhiqen’ pasi një kamion hyri në sheshin Breitscheidplatz në qendër të Berlinit, duke lënë të vdekur 12 persona.
Dora e djathtë e Merkeli, ka shtuar se tregjet e Krishlindjeve në Berlin do të qëndrojnë të mbyllura për sot, por ka shtuar se 2.500 tregje tjera në vend do të vazhdojnë të mbeten të hapura, transmeton arbresh.info.
Me 12 të vdekur dhe me 48 të plagosur, 18 prej tyre të plagosur rëndë, incidenti është quajtur sulm terrorist nga politikanët.

“E kuptoj që të gjithë janë të mërzitur, por e kuptoj që ka edhe të tjerë që janë të gatshëm të vazhdojnë jetën e tyre, prandaj unë kërkoj nga gjermanët që most ë tërhiqen dhe të mos përcaktohen nga frika”, tha Maizere.
“Me keqardhje të thellë ndaj mendimet me familjarët e viktimave”, ka shtuar ai.
Megjithatë, ai ka theksuar se festa e Krishlindjeve do të vazhdojë gjatë ditëve në vijim./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...