
Waving Iran flag above skyline of Tehran at sunset.
Thellohen edhe më tutje kontradiktat rreth dëmeve nga sulmet amerikane ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit, pasi shefi i OKB-së për energjinë bërthamore thotë se Irani mund të fillojë pasurimin e uraniumit për një bombë brenda disa muajsh.
Irani ka kapacitetin për të filluar përsëri pasurimin e uraniumit – për një bombë të mundshme – brenda “pak muajsh”, thotë Rafael Grossi shef i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së.
Sipas tij, sulmet amerikane në tri centrale iraniane fundjavën e kaluar kishin shkaktuar dëme të rënda, por “jo totale”, duke kundërshtuar pretendimin e Donald Trumpit se objektet bërthamore të Iranit ishin “shkatërruar plotësisht”.
“Sinqerisht, nuk mund të pretendohet se gjithçka është zhdukur dhe nuk ka asgjë atje”, tha Grossi të shtunën.
Izraeli sulmoi caqet bërthamore dhe ushtarake në Iran më 13 qershor, duke pretenduar se Irani ishte afër ndërtimit të një arme bërthamore.
SHBA-të më vonë iu bashkuan sulmeve, duke hedhur bomba në tre nga objektet bërthamore të Iranit: Fordo, Natanz dhe Isfahan, por që atëherë, shkalla e vërtetë e dëmit ka qenë e paqartë.
Të shtunën, Grossi i tha CBS News, se Teherani mund të ketë “brenda pak muajsh.., disa kaskada centrifugash që të prodhojnë uranium të pasuruar”.
Ai shtoi se Irani ende zotëronte “kapacitetet industriale dhe teknologjike, kështu që nëse dëshiron, do të jetë në gjendje të fillojë ta bëjë këtë përsëri”.
IAEA nuk është organi i parë që sugjeron se aftësitë bërthamore të Iranit mund të vazhdojnë ende – më herët këtë javë, një vlerësim paraprak i Pentagonit zbuloi se sulmet amerikane ndoshta e kanë kthyer programin vetëm me muaj prapa.
Megjithatë, është e mundur që raportet e ardhshme të inteligjencës të përfshijnë më shumë informacion që tregon një nivel të ndryshëm dëmtimi të objekteve.
/rtk
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...